The Simpsons
|
'The Simpsons' është një sit-com i animuar rreth sjelljeve groteske të një familje të quajtur Simpsonët. Homeri është babai kokëgdhë që do shumë birrat, Marxhi është mamaja shtëpiake dhe punëtore, Barti është një 10-vjeçar mistrec që ka qejf të luajë rrengje, Lisa është 8-vjeçarja gjeniale por e pavlerësuar, dhe Megi është bebja e lezetshme, paqësore, që nuk flet.
Simpsonët konsiderohen gjerësisht si një nga seritë televizive më të mëdha të të gjitha kohërave. Revista Time në dhjetor të 1999-ës, e shpalli si seriali televiziv më i mirë i shekullit të 20-të, në 2000-shin familja Simpson u vlerësua me një yll në Hollywood Walk of Fame. Shprehja e famshme e Homerit "D'oh!" është përfshirë në fjalorin e Anglishtes, ndërsa Simpsonët kanë influencuar shumë sit-come të animuara për të rritur.

Viti: 1989-në vazhdim
Zhanri: Animacion/Komedi/Familjar Sezone: 25 Episode: 552 |
Vlerësimi sipas IMDb: 9.0/10
Krijuesi: Matt Groening E zhvilluan: James L. Brooks, Sam Simon Kanali origjinal: FOX Shteti: SHBA |
Fitues i çmimeve "Primetime Emmy", "People's Choice Awards" dhe shumë të tjera.
Kasti:
Dan Castellaneta.......................... Homer Simpson Julie Kavner.......................... Marge Simpson Nancy Cartwright.......................... Bart Simpson Yeardley Smith.......................... Lisa Simpson Harry Shearer.......................... Ned Flanders Hank Azaria.......................... Moe Szyslak Pamela Hayden.......................... Milhouse Van Houten |
|